Interi e rikthen Santonin

Skuadra e Interit është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes për të rikthyer mbrojtësin, Davide Santon në Giuseppe Meazza.

Sport

01/02/2015 22:27

Sipas lajmit të publikuar nga eksperti i transferimeve, Gianluza Di Marzio, Interi nesër do ta rikthejë Santonin në Giuseppe Meazza.

Ai do të arrijë te skuadra Nerazzure në formë huazimi me mundësi blerjeje në fundin e këtij sezoni, nga skuadra angleze, Newcastle.

Lojtari do të mbërrijë nesër në Milano për t’i kryer testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratë zyrtare me skuadrën e drejtuar nga Mancini.