Interi dhe Roma do të bëjnë shkëmbimin e lojtarëve, takimi ka ndodhur

Inter dhe Roma janë duke diskutuar mbi një shkëmbim të lojtarëve, pra, bëhet fjalë për Alexis Sanchez dhe Edin Dzeko.

Sport

29/01/2021 08:19

Të dy klubet u takuan sot në një dhomë hoteli në Milano për të diskutuar shkëmbimin e jashtëzakonshëm midis Dzeko dhe Sanchez.

Ky shkëmbim do të ndodhte vetëm për gjashtë muaj dhe njëra prej arsyeve kryesore është problemet që boshnjaku ka pasur me trajneri Paulo Fonseca, shkruan lajmi.net.

Të dy yjet fitojnë afërsisht 7.5 milion € në sezon, por ekziston një ndryshim shumë i madh, pasi Sanchez mbërriti nga Manchester United dhe për këtë arsye përfitoi nga taksat.

Kështu që raportimet e fundit sugjerojnë se Nerazzurri mund të ‘shpërblejë’ Romën duke ofruar Pinamonti në hua si pjesë e marrëveshjes./Lajmi.net/