Interi arrin fitore të lehtë ndaj Spezias, Roma mposhtet nga Bologna

Nerazzurët kanë arritur një fitore shumë të rëndësishme.

Sport

01/12/2021 20:28

Skuadra e Interit ka arritur të mposht Spezian me rezultat 2-0, shkruan lajmi.net.

Golat për vendasit i shënuar Roberto Gagliardini në min e 36′ dhe Lautaro Martinez në min e 58′.

Vendasit nga fillimi ishin më dominues dhe me meritë morrën tre pikët e radhës.

Tani Interi ka 34 pikë në vendin e dytë, kurse Spezia ndodhet në pozitën e 17-të me 11 pikë.

Në anën tjetër Roma pësoi humbje me rezultat 1-0 nga Bologna.

Mattias Svanberg shënoi golin e vetëm në min e 35′. /Lajmi.net/