Inter, zgjedhja e parë për Aubameyang

Inter po shihet si skuadra favorite për transferimin e Aubameyang.

Sport

25/04/2020 23:00

Pierre-Emerick Aubameyang është lojtari që po lidhet me një largim të mundshëm nga Arsenal, dhe skuadrat që lidhen me transferimin e tij janë të shumta.

Fillimisht, raportohej se Chelsea është duke monitoruar situatën e lojtarit, por tashmë ka konkurrencë edhe nga jashtë Anglisë.

Raportime të ‘Le10Sport’ bëjnë të ditur se Inter tashmë është skuadra favorite për të transferuar Aubameyang, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi nga Gaboni nuk është i panjohur në ‘San Siro’, pasi ai kalonte përmes akademisë së Milan, para se të shitej te St.Etienne në vitin 2012, për vetëm 1.8 milionë euro. /Lajmi.net/