Inter – Vrsajlko, këto janë raportimet e fundit nga Italia
Interi është afër transferimit të mbrojtësit të Atletico Madridit, Sime Vrsajlko.

Sport
‘Neroazurët’ janë të gatshëm t’i paguajnë deri në 25 milionë euro Atletico Madridit për mbrojtësin kroat.
Sipas ‘Sky Sport Italia’, dëshira e Vrsaljkos është kalimi te Inter, ku i ka kërkuar edhe skuadrës nga Madridi të t’i hap rrugë transferimit të tij.
26 vjeçari ishte transferuar te Atletico Madrid në verën e vitit 2016 nga Sassuolo, lëndimet dhe konkurrenca me Juanfran, bën që ai të realizojë vetëm 54 paraqitje nën urdhrat e Diego Simeones./Lajmi.net/