Inter vendos të mos i gjobisë Lukakun, Hakimin, Perisicin dhe Young që u ndalën nga policia
Inter nuk do t'i gjobisë yjet e skuadrës Romelu Lukaku, Achraf Hakimi, Ivan Perisic dhe Ashley Young pasi lojtarët u ndalën nga policia.
Sport
Lojtarët u ndaluan nga policia në orën 03:00 të mëngjesit, pas festimeve në ditëlindjen e belgut, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, sipas SportMediaset, ka zbuluar se lojtarët nuk do gjobiten nga “Neurazzurët”.
Lukaku, Hakimi, Perisic dhe Young u ndaluan nga policia, sapo u larguan nga hoteli, respektivisht shtëpitë.
Lojtarët e Interit nuk dëshiruan ndonjë festë të ditëlindjes, por thjeshtë një darkë pas fitores 3 – 1 ndaj Romës./Lajmi.net/