Inter vazhdon të mbetet prapa në luftën për titull, lëshon pikë ndaj Fiorentinës
Interi nuk arriti të marrë pikët e plota në ndeshjen e xhiros së 30-të në Seria A, ndaj Fiorentinës.
Sport
Interi nuk arriti të marrë pikët e plota ndaj Fiorentinës, pas barazimit 1:1.
Pjesa e parë ishte e qetë nga të dy ekipet, kishin rastet e tyre por që nuk i konkretizuan.
Pjesa e dytë filloi më mirë për ekipin e Fiorentinës, pasi në minutën e 50` të ndeshjes shënoi Torreira, për t`ia dhuruar epërsinë ‘La Fiora’.
Interi u kundërpërgjigj shpejt pasi pas vetëm pesë minutash arritën barazimin me anë të Dumfries.
Pas dy golave të shpejt që u realizuan, të dy ekipet po kërkonin golin e fitorës, por që nuk e arritën.
Pas këtij barazimi Interi ka 60 pikë në vendin e tretë, por kanë një ndeshje më pak, ndërsa Fiorentina kanë 47 pikë në vendin e tetë./Lajmi.net/