Inter vazhdon bisedimet me yllin e Man Utd

Inter janë duke vazhduar tentimet për të nënshkruar me yllin e Manchester United.

Sport

10/02/2020 22:30

Tahith Chong është lojtari që ka tërhequr vëmendjen e Inter, dhe që pëlqehej nga ‘Zikaltrit’ edhe gjatë merkatos së janarit.

‘Internews’ raporton se ‘Nerazzurri’ janë duke vazhduar bisedimet em lojtarin, dhe janë duke shënuar progres pozitiv, transmeton lajmi.net.

20 vjeçari do të mbetet pa kontratë në qershor të këtij viti dhe ka konfirmuar se nuk synon rinovimin me United.

Lojtari ka kërkuar një pagë prej 2 milionë eurove plus bonuse, por Inter deri më tani ka ofruar vetëm 1.5 milionë për sezon.

Mbetet të shihet nëse deri në qershor do të arrihet marrëveshje për të gjitha kushtet personale. /Lajmi.net/