Inter takohen me agjentin e Dybala

Lojtari argjentinas, Paulo Dybala do të mbetet lojtar i lirë në fund të këtij sezoni, pasi ka dështuar të arrijë marrëveshjen për rinovimin e kontratës. Inter po ndërmarrin hapat e tyre.

Sport

30/03/2022 13:15

Sipas raportimeve të ‘Tuttosport’, drejtori sportiv i Inter, Beppe Marotta është takuar me agjentin e Paulo Dybala, Jorge Antun.

Kampionët e Serie A janë të interesuar të nënshkruajnë me sulmuesin argjentinas si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni.

Marotta e transferonte Dybalan te Juventus, sa ushtronte rolin e drejtorit sportiv te ‘Zonja e Vjetër’. Marrëveshjen e finalizonte për 40 milionë euro, në vitin 2015.

Dybala ka një pagë prej 7.3 milionë eurove në vit te Juventus, dhe sipas raportimeve, Inter nuk kanë vendosur akoma ofertën e tyre në tavolinë.

Argjentinasi nuk e ka me nxitim që të vendos për klubin e tij të ardhshëm. Ky mund të jetë lajm i mirë për Inter.

Përveç Inter, interesim për lojtarin ka pasur edhe nga Tottenham dhe nga Atletico Madrid. /Lajmi.net/