Inter shet Kovacicin

Mesfushori i Interit, Mateo Kovacic do të transferohet në Liverpool, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

19/06/2015 12:51

Mateo Kovacic do të largohet nga Inter, brenda një jave.

Mesfushori kroat pritet të transferohet në Liverpool, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”.

Përfaqësues të “Reds” do të udhëtojnë për në Milano për të zyrtarizuar marrëveshjen për transferimin e Kovacicit në Anfield.

Blerja e tij do të kushtojë rreth 30 milionë euro.