Inter, Sevilla dhe Aston Villa në garë për Suarez

Tri ekipe kanë shfaqur interesim për sulmuesin e uruguaian, Luis Suarez.

Sport

16/05/2022 08:44

Suarez tashmë ka njoftuar për largimin nga ‘Wanda Metropolitano’ me të përfunduar sezoni.

Ai do të jetë një transferim i lirë, pasi kontrata e tij me Atletico Madrid i skadon në fund të muajit qershor.

Sipas ‘Fichajes’, interesim për sulmuesin kanë shfaqur Interi, Sevilla dhe Aston Villa, përcjell lajmi.net.

Siç njofton e përditshmja spanjolle, ekipi anglez e kryeson listë, pasi mund të ketë një ribashkim në mes Steven Gerrard dhe Luis Suarez, pasi dikur ishin bashkë-lojtar.

Mbetet të shihet drejt cilit ekip do të transferohet uruguaiani./Lajmi.net/