Inter: Sensi vuan nga problemet muskulore

Stefano Sensi do t’i mungojë Interi për së paku dy ndeshje.

Sport

19/06/2020 20:56

Sensi, i cili u kthye në fushat e blerta në gjysmëfinalen kundër Napoli, do të duhet të kthehet në pauzë të obligueshme, si pasojë e lëndimeve.

Lëndimet ia vështirësuan lojtarit pjesën e parë të sezonit, por ato nuk po e lënë të qetë as në fundin e kampanjës.

Sipas njoftimit të fundit të Inter, lojtari iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe ka pranuar rezultatet.

“Testet kanë treguar se muskuli i kofshës së këmbës së djathtë ka probleme. Gjendja e tij do të rishikohet përsëri javën tjetër”, ka thënë Sensi, transmeton lajmi.net.

Ky është lëndimi i pestë i Sensi këtë sezon. Ai ka shënuar tri gola dhe ka shtuar katër asistime në shtatë ndeshjet e tij të para në Serie A këtë edicion. /Lajmi.net/