Inter publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Skuadra e Interit ka bërë të ditur 24 futbollistët që do të luajnë në fazën e grupeve të LK.

Sport

03/09/2021 09:16

Martin Satriano është futbollisti i vetëm që është lënë jashtë listës së Interit për Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net.

‘Nerazzurët’ e nisin këtë edicion të Ligës së Kampionëve në shtëpi kundër Real Madridit më 15 shtator, më pas më 28 shtator përballen me Shakhtar Donetsk kurse më 10 tetor e presin Sheriff Tiraspolin.

Sulmuesi shënoi shtatë gola në ndeshjet para-sezonale, por duket se kjo nuk ishte e mjaftueshme ta bind Simone Inzaghin ta inkuadroj në listë.

Në ndërkohë në sulm Inzaghi u ka besuar katërshes Edin Dzeko, Joaquin Correa, Lautaro Martinez dhe Alexis Sanchez.

Këta janë 24 futbollistët e ftuar nga Interi për Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/