Inter preferon Dumfriesin si zëvendësues të Hakimit

Klubi italian Inter ka shprehur interesim për mbrojtësin e PSV Eindhoven Denzel Dumfries.

Sport

18/07/2021 16:51

Sipas ‘Calcio Mercato’, drejtuesit e Interi janë shumë të interesuar për transferimin e Dumfries gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Raportohet se ‘Nerazzurët’ e shohin mbrojtësin si zëvendësues ideal të Achraf Hakimit që u largua në drejtim të PSG-së për 70 milionë euro.

Kampionët e Italisë po kërkojnë 25-vjeçarin në formë huazimi, pasi për shkak të gjendjes jo të mirë financiare nuk janë në gjendje të shpenzojnë para për ta blerë.

Në anën tjetër thuhet se PSV do të lejojë largimin e futbollistit të tyre vetëm si shitje përfundimtare për një shumë rreth 20 milionë euro, që për momentin duket një shumë e papërballueshme për gjigantin italian.

Klubi nga Milano ka edhe opsione tjera për krahun e djathtë si Nahitan Nandez, Emerson Palmieri po duket se i preferuari është Dumfries. /Lajmi.net/