Inter përgatit 40 milionë euro për Tonali

Inter është skuadra favorite për nënshkrimin e Sandro Tonali.

Sport

18/04/2020 16:04

‘Zikaltrit’ pritet të bëjnë maksimumin për të siguruar shërbimet e yllit të Brescia, Tonli, gjatë merkatos së verës.

Sipas raportimeve të ‘Sportmediaset’, Inter po synojnë që fillimisht të transferojnë italianin, pastaj të shohin për lëvizje të tjera, transmeton lajmi.net.

Ishte ky sezoni i parë i Tonali në Serie A, por ai tashmë ka regjistruar tri paraqitje me kombëtaren A të Italisë.

40 milionët e Inter pritet të jenë të mjaftueshme për transferimin e Sandro Tonali. /Lajmi.net/