Inter nuk ka mbyllur hesapet, synon Marcos Alonson nga Chelsea
Marcos Alonso mund të jetë përforcimi i radhës te skuadra e Inter.
Sport
Antonio Conte nuk po ngopet së investuari në krahët e skuadrës dhe tashmë ka vënë shënjestrën te ylli i Chelsea, Marcos Alonso.
Sipas raportimeve nga ‘Goal’, Inter e duan lojtarin në formë huazimi, me mundësi blerjeje, transmeton lajmi.net.
Spanjolli kishte punuar edhe më parë nën urdhrat e Antonio Conte, pikërisht kur ky i fundit drejtonte Chelsean.
Nuk dihet akoma se sa Inter janë gati të paguajnë për kartonin e Alonso, ose huazimin e tij.
Mbetet të shihet nëse ndonjë ofertë formale do të shkojë në Londër, deri në ditën e fundit të merkatos. /Lajmi.net/