Inter nuk fiton as me Livornon
Inter nuk di për fitore. Nerazzurrët barazuan në udhëtim me Livornon me rezultat 2:2 edhe pse ishin në avantazh të dyfishtë. Skuadra e trajnerit Walter Mazzarri vazhdoi periudhën e formës së dobët duke mos arritur të fitojnë kundër Livornos, skuadër që lufton për mbijetesë në Serie A. Dueli nisi mbarë për mysafirët që kaluan në…
Sport
Inter nuk di për fitore. Nerazzurrët barazuan në udhëtim me Livornon me rezultat 2:2 edhe pse ishin në avantazh të dyfishtë.
Skuadra e trajnerit Walter Mazzarri vazhdoi periudhën e formës së dobët duke mos arritur të fitojnë kundër Livornos, skuadër që lufton për mbijetesë në Serie A.
Dueli nisi mbarë për mysafirët që kaluan në epërsi me golin e Hernanesit në minutën e 37-të – goli i tij i parë si futbollist i Interit pas transferimit nga Lazio në janar – kurse sulmuesi Rodrigo Palacio e dyfishoi avantazhin e Nerazzurrëve.
Por, atëherë kur pritej që Inter të shkonte me hapa të sigurt drejt fitores, erdhi kundërpërgjigja e befasishme e vendasve.
Paulinho e ngushtoi disavantazhin e Livornos në minutën e 54-të, kurse pesë minuta para fundit Innocent Emeghara e barazoi rezultatin, duke e lënë Interin pa fitore edhe nga ky ballafaqim.
Inter mbetet në pozitën e pestë me 49 pikë, kurse Livorno është i 18-ti me 25.