Inter nis bisedimet me Dumfries

Klubi italian Inter ka shprehur interesim për mbrojtësin e PSV Denzel Dumfries.

Sport

03/07/2021 16:55

Sipas ‘Calciomercato’, Inter ka shprehur interesim për transferimin e Dumfries gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

‘Nerazzurët’ e shohin mbrojtësin holandez si zëvendësuesin ideal të Achraf Hakimit i cili është afër transferimit te Paris Saint-Germain.

25-vjeçari ka shkëlqyer me Komëbtaren e Holandës në “Euro 2020”, duke nxitur interesimin e shumë skuadrave evropiane për të.

Çmimi i tij llogaritet të jetë rreth 20 milionë euro, por drejtuesit e Interit janë duke u përpiqur ta transferojmë në formë huazimi me të drejtë blerje.

Përveç Dumfries, Nerazzurët po shikojnë edhe Hector Bellerin, Davide Zappacosta dhe Nahuel Molina si opsione për pozitën e mbrojtësit të djathtë. /Lajmi.net/