Inter në karantinë deri më 22 mars

Skuadra e Inter do të marrë masa të reja kundër koronavirusit.

Sport

12/03/2020 16:30

Koronavirusi po vë botën e futbollit/dhe jo vetëm, në një kaos total, si pasojë e shpërnadrjes së shpejtë nëpër botë.

Tashmë i shapllur si pandemi, koronavirusi ka prekur edhe lojtarë të Serie A (dy), por edhe lojtarë në Bundesliga, e sporte të ndryshme si NBA e Formula 1.

Sipas raportimeve të fundit, Inter do të mbahen në karantinë deri në dy javë, transmeton lajmi.net.

Skuadra do të qëndrojë e izoluar, por asnjë lojtar veçanërisht nuk dyshohet për koronavirus.

Lojtari i Juventus, Daniele Rugani, i cili ka rezultuar pozitiv në Covid-19, ishte prezent në ndeshjen Juventus-Inter. /Lajmi.net/