Inter në bisedime me Joveticin
Inter ka bërë kontaktet e para me sulmuesin e Manchester Cityt, Stevan Jovetic, në përpjekje për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2015/03/Capture58.jpg)
Sport
Inter ka filluar të punojë për afatin kalimtar të verës.
Dhe, drejtuesit e Nerazzurrët kanë bërë kontaktet e para me sulmuesin e Manchester Cityt, Stevan Jovetic, ka bërë të ditur analisti i mirënjohur italian, Gianluca di Marzio.
Jovetic pritet të largohet nga Etihad pas përfundimit të këtij sezoni, pasi ka bërë vetëm 24 paraqitje duke realizuar pesë gola.
Andaj, Inter është duke e monitoruar në përpjekje për transferimin e tij për sezonin e ri, atëherë kur Lukas Podolski pritet të rikthehet në Arsenal, nga periudha deri më tani e dështuar e huazimit në Giuseppe Meazza.