Inter mendon huazimin e Coutinhos

Klubi italian Inter ka shprehur interesim për mesfushorin e Barcelonës Philippe Coutinho.

Sport

26/06/2021 12:11

Sipas ‘Sport’, drejtuesit e Interit po mendojnë për huazimin e Coutinhos për një sezon me opsion të blerjes, transmeton lajmi.net.

Mesfushori nuk po kalon periudhë të mirë te ‘Blaugranët, që nga transferimi i tij është përballur me shumë lëndime dhe me munges të formës optimale.

‘Nerazzurët’ duket se janë të interesuar ta rikthejnë në ekip 29- vjeçarin, që ishte pjesë e tyre gjatë viteve 2008-2013.

Braziliani, sezonin e kaluar zhvilloi vetëm 14 paraqitje me Barcelonën në të gjitha garat, duke realizuar tre gola dhe dy asistime. /Lajmi.net/