Inter mbetet skuadra favorite për Marash Kumbullan

Marash Kumbulla pritet të ndërrojë skuadër gjatë merkatos së verës.

Sport

07/06/2020 15:49

Mbrojtësi shqiptar, Kumbulla, ka pasur paraqitje fantastike me fanellën e Veronës këtë edicion, duke bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të interesohen për të.

Sipas raportimeve të medieve italiane, Inter është në ‘pole-position’ për kartonin e shqiptarit, transmeton lajmi.net.

Kartoni i Kumbullas pritet t’i kushtojë skuadrës së Inter diku rreth 28 milionë euro, plus 7 milionë euro që do të shkojnë si bonuse.

Interesim për lojtarin kanë treguar edhe skuadra të tjera të mëdha, si Juventus, PSG, Lyon, Tottenham e Lazio.

Mbetet të shihet nëse ‘Zikaltrit’ do të arrijnë të finalizojnë marrëveshjen me Veronën, për Marash Kumbullan. /Lajmi.net/