Inter ka marrëveshje verbale, por Barcelona interesohet për Onanan

Inter vazhdon me planin e njëjtë për portierin Andre Onana të Ajaxit.

Sport

10/11/2021 10:20

Onana ka marrëveshje verbale me “Neurazzurët” dhe plani është që t’iu bashkohet si agjent i lirë në vitin 2022, transmeton lajmi.net.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, zbulon se disa klube përfshirë Barcelonën kanë shprehur interesim për portierin, por Inter mbetet favori.

“Plani i Interit për Andre Onana mbetet i njëjtë, ta transferojnë si agjent i lirë në vitin 2022 nga Ajax, marrëveshja verbale e arritur para disa muajve dhe do kompletohet kur të jetë lejohet zyrtarisht nga rregullat.

Onana është kontaktuar nga shumë klube, përfshirë Barcelonën, por Inter mbetet”, shkroi Romano.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse Barcelona do arrijë t’ia ndryshojë mendjen ‘gardianit’, që momentalisht mendon të veshë fanellën e kaltër./Lajmi.net/