Inter i vendos ultimatum Brozovic për rinovimin e kontratës

Gazeta italiane "Gazzetta dello Sport" raporton se mesfushori Marcelo Brozovic pritet të largohet si agjent i lirë në fund të sezonit, nëse nuk nënshkruan rinovimin brenda dy muajve.

Sport

11/11/2021 13:22

Kroati fiton momentalisht 3.5 milionë euro në vit, me kontratën që i skadon në fundin e sezonit, transmeton lajmi.net.

Drejtori sportiv, Beppe Marotta ka besim që Brozovic do nënshkruajë kontratën e re, por Interit është duke i mbaruar koha.

28-vjeçari do jetë i lirë që në janar të nënshkruajë parakontratë me ndonjë skuadër tjetër, në rast që dëshiron.

PSG dhe Atletico Madrid kanë shprehur më së shumti interesim për Brozovic, derisa Tottenham dhe Newcastle gjithashtu janë duke e vlerësuar situatën.

“Neurazzurët” duan që Brozovic të rinovojë para vitit të ri, përndryshe gjasat që të mbetet në “Giuseppe Meazza” janë minimale.

Inter gjithashtu nuk dëshiron të ndikojë në punën e Simeone Inzaghit gjatë këtë sezoni, kështu që nuk do pranojnë shitjen e mesfushorit në janar./Lajmi.net/