Inter i cakton çmimin Politanos

Matteo Politano nuk është pjesë e planeve të Antonio Conte.

Sport

04/01/2020 18:47

Inter janë gati të shesin kartonin e Matteo Politano, gjatë këtij muaji, dhe tashmë i kanë caktuar vlerën lojtarit.

‘Calciomercato’ bën të ditur se Politano mund të largohet nga Inter nëse ndonjë skuadër ofron 25 milionë euro për lojtarin, transmeton lajmi.net.

Politano ka pasur vështirësi që të gjej minutat nën urdhrat e Antonio Conte këtë sezon, duke startuar vetëm dy herë – të dy rastet në muajin shtator.

Ish skuadra e tij, Roma, thuhet se janë të interesuar për lojtarin 26 vjeçar.

Mbetet të shihet nëse Politano do të gjej skuadër të re në janar. /Lajmi.net/