Inter – Genoa, formacionet e mundshme

Sot starton edicioni i ri në kampionatin e Italisë.

Sport

21/08/2021 09:30

Interi e pret Genoan nga ora 18:30 ndeshjen hapëse të edicionit të ri, transmeton lajmi.net.

‘Nerazzurët’, e nisin edicionin me shumë ndryshime nga ai i kaluari, nga ekipi janë larguar Antonio Conter dhe dy yjet Achraf Hakimi dhe Romelu Lukaku.

Si zëvendësues kanë ardhur Simone Inzaghi, dhe futbollistë si Edin Dzeko dhe Denzel Dumfries ndërsa kanë sjellur edhe Hakan Çalhanoglun.

Përkundër ndryshimeve Inter hyn në mesin e favoritëve për ta fituar titullin kampion në fund, së bashku me ekipe si Juventus, Milan e ndoshta edhe Roma e Jose Mourinhos.

Inter kërkon ta nis me fitore edicionin e ri, e për këtë i duhet një paraqitje shumë e mirë sot.

Genoa synon të marrë të paktën nja barazim sot dhe ti prish punë ekipit të Simone Inzaghit.

Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Sensi, Perisic; Calhanoglu; Dzeko

Formacioni i mundshëm i Genoas: Sirigu; Biraschi, Radovanovic, Criscito; Sabelli, Badelj, Sturaro, Hernani, Czyborra; Destro, Ekuban /Lajmi.net/