Inter gati për transferimin e Kean

Inter janë gati që të nisin punën për transferimin e Moise Kean.

Sport

19/04/2020 11:45

Inter janë gati t’i ofrojnë Moise Kean një rrugë për kthimin në Itali, gjatë merkatos së verës, raporton ‘Express’, transmeton lajmi.net.

‘Zikaltrit’ janë gati të nisin një ofertë deri në 25 milionë funte për shërbimet e anëtarit të Everton.

Sulmuesi italian kaloi në Premierligë gjatë verës së kaluar, nga Juventus, por nuk ka kaluar më së miri në Premierligë dhe mund të kthehet shpejtë në Serie A.

Kean dëshiron të rris gjasat për një ftesë në Kampionatin Evropian, i cili është shtyrë për vitin 2021. /Lajmi.net/