Inter fiton derbin italian ndaj Romës
Inter ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Romës.
Sport
“Neurazzurët” fituan me rezultat 3 – 1, shkruan lajmi.net.
Brozovic realizoi gol të bukur pas asistimit të Darmian (11′).
Pas nëntë minutave, Vecino shënoi golin e dytë, derisa asistues ishte Lukaku (20′).
E tëra që bëri Roma ishte goli i nderit, që u realizua nga Mkhitaryan (31′).
Ndërkohë, fitoren e Interit e vulosi Lukaku në fundin e ndeshjes (90+3).
Me këtë fitore, Inter mbledh plotë 88 pikë, derisa Roma renditët në pozitën e shtatë me 58 sosh./Lajmi.net/