Inter fillon të mendojë për zëvendësimin e Hakimit
Mbrojtësi Achraf Hakimi pritet të largohet nga Interi.
Sport
Hakimi është afër transferimit te Paris Saint-Germain, transmeton lajmi.net.
Sipas mediave italiane, ‘Nerazzurët’ tashmë kanë filluar të mendojnë për zëvendësimin e marokienit.
Manuel Lazzari, Hector Bellerin dhe Davide Zappacosta janë opsionet e mundshme të Kampionit të Italisë për pozitën e mbrojtësit të djathtë.
Hakimi luajti 37 ndeshje në Serie A nën drejtimin e Antonio Conte sezonin e kaluar, duke kontribuar me shtatë gola, dhe 10 asistime.
22-vjeçari, duket se do të sakrifikohet nga drejtuesit ‘zikaltër’ që janë në krizë financiare, dhe kanë vendosur ta shesin atë në PSG për rreth 70 milionë euro. /Lajmi.net/