Inter e transferon falas talentin francez

Inter thuhet se janë në bisedime për të nënshkruar me Malang Sarr si një transferim i lirë, duke i ofruar mbrojtësit të Nice një kontratë katër vjeçare.

Sport

13/06/2020 15:32

Me Diego Godin që ka dështuar të bind që pas transferimit nga Atletico Madrid, Tuttosport pretendon se Inter janë vënë pas Sarr, përcjell lajmi.net.

21 vjeçari, pjesë e Francës U21, ka bërë 20 paraqitje për Nice këtë sezon.

Kontrata e tij me Nice skadon më 30 qershor, dhe gazeta deklaron se drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio është duke negociuar me agjentin e tij.

Palët kanë një raport të mirë, me dy klientët e Pastorello, Romelu Lukaku dhe Antonio Candreva, që tashmë luajnë për Interin./Lajmi.net/