Inter e transferon falas Ashley Youngun

Inter janë duke e menduar transferimin e Ashley Young nga Manchester United.

Sport

01/01/2019 21:01

Ashley Young mund të largohet nga Manchester United, për të vazhduar karrierën në Serie A.

Është skuadra e Interit që po monitoron situatën e 33  vjeçarit, që ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me ‘Djajtë e Kuq’.

Pavarësisht bisedimeve, United nuk ka arritur të gjejë marrëveshjen për vazhdimin e kontratës, dhe Young është i lirë të diskutojë me skuadrat tjera të interesuara për të.

Dhe ne mesin e këtyre skuadrat është Inter, që mund ta transferojë falas Youngun./Lajmi.net/