Inter e mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Juventusit

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Interit dhe Juventusit, krye ndeshja e xhiros së nëntë në Seria A.

Sport

24/10/2021 21:38

“Neurazzurët” janë në epërsi me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, me dy skuadrat që ndërtuan disa aksione të bukura.

Inter gjeti golin falë Edin Dzekos, që shënoi nga afërsia në portën e zbrazur, pas një topi të kthyer prej gjuajtjes së Hakan Çalhanoglut, që goditi traversën (17′).

Tutje, posedimi i takoi Interit edhe pse gjuajtje në portë më shumë kishte “Zonja e Vjetër”.

Kësisoj, epilogu i pjesës së parë, rezultoi të jetë 1 – 0 për vendasit./Lajmi.net/