Inter do të provojë sërish transferimin e Dzekos
Inter po ringjallin përpjekjet e tyre për të transferuar Edin Dzekon e Romës, pas dështimit verën e kaluar, raporton Tuttomercatoweb.
Sport
‘Zikaltërit’ kishin provuar transferimin e Dzekos një vit më parë, me lojtarin që ishte në përfundim të kontratës me Romën.
Por, sulmuesi boshnjak kishte befasuar duke nënshkruar kontratë të re me Romën, të vlefshme deri në qershor të vitit 2022.
Dzeko ka shënuar 15 gola në 32 paraqitje këtë sezon te Roma, duke asistuar edhe nëntë herë.
Sipas TMW, Inter janë të gatshëm të provojnë përsëri për 34 vjeçarin, duke përfituar nga kriza që COVID-19 ka shkaktuar te Roma./Lajmi.net/