Inter do ta shesë Lautaron ose Lukakun për 80 milionë euro

Një ndër arsyet pse trajneri Antonio Conte ndërpreu kontratën me Interin ishte sepse klubi dëshiron të shesë ndonjë yll të skuadrës për të fituar 80 - 90 milionë euro.

Sport

27/05/2021 17:09

Sipas Todofichajes, bordi i “Neurazzurëve” ka vendosur të shesë Lautaro Martinezin ose Romelu Lukakun për të mbledhur fondet, transmeton lajmi.net.

Në çështjen e belgut, ka interesim të madh në Premierligë me Chelsea dhe Manchester Cityn të interesuar, derisa për argjentinasin ka oferta nga Spanja, sidomos nga Atletico Madrid dhe Barcelona.

Ideja e Interit është të fitojë 80 milionë euro që të largohet nga disa borxhe, andaj mënyra e vetme për të fituar para është shitja e lojtarëve.

Tani, trajneri i ri i kampionit të Italisë duhet të pajtohet se nuk do të këtë një ndër yjet e ekipit të parë, që mund të shiten gjatë verës./Lajmi.net/