Inter dhe Perisic të gatshëm për negociata lidhur me rinovimin e lojtarit
Interi dhe Ivan Perisic janë të gatshëm të arrijnë një marrëveshje për rinovimin e lojtarit.
Sport
Interi do të takohet me Ivan Perisic për të finalizuar rinovimin e kontratës së tij.
Kroati është një lojtar i rëndësishëm për Siomone Inzaghin, pasi është i rregullt në formacionin e tij.
Perisic duket i lumtur te ‘Nerrazzurët’, por kontrata e tij i përfundon në fund të sezonit dhe duhet të arrihet një marrëveshje për rinovimin e tij, shkruan lajmi.net.
Sipas ’TuttoMercatoWeb’ lojtari dëshiron marrëveshje dyvjeçare me një opsion për një të tretë, me vlerë prej pesë milionë euro në sezon.
Por Interi duan t`i ofrojnë një marrëveshje njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe një vit tjetër, ndërsa paga e tij të jetë 4.5 milionë euro në sezon.
Mbetet të takohen të dy palët për të parë se a do të akordohen për ndonjërën nga marrëveshjet apo jo./Lajmi.net/