Inter ‘demolon’ Udinesen, e mbyll sezonin me fitore

Inter ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Udineses, ndeshje që ishte e fundit për këtë sezon.

Sport

23/05/2021 16:51

“Neurazzurët” triumfuan me rezultat të thellë 5 – 1, shkruan lajmi.net.

Ashley Young hapi serinë e golave qysh pas tetë minutave lojë.

Ndërsa, Christian Eriksen me një supergol nga gjuajtja e lirë dyfishoi epërsinë (44′).

Lautaro Martinez në pjesën e dytë trefishoi rezultatin duke shënuar nga pika e bardhë (55′).

I inkuadruari Ivan Perisic realizoi golin e katërt për Interin (64′), derisa Romelu Lukaku vulosi fitoren (72′).

E tëra që bëri Udinese ishte goli i nderit, realizuar nga Pereyra (79′).

Inter e mbyll këtë sezon me 91 pikë të tubuara si kampion i Seria A, derisa Udinese në pozitën e 14-të me 40 sosh./Lajmi.net/