Inter ‘All-In’ për Sandro Tonali
Inter do të bëjë maksimumin për të siguruar shërbimet e Sandro Tonali.
Sport
Merkatoja e verës po afron dhe skuadra e Inter është e vendosur që të përforcojë repartin e mesfushës.
Emra si Ivan Rakitic e Arturo Vidal janë përmendur ndërkohë, por duket se interesimi i Inter mbetet te Sandro Tonali.
Raportimet e medieve italiane bëjnë të ditur se e gjithë vëmendja është kah Brescia, për Tonali, transmeton lajmi.net.
‘Nerazzurri’ shihen si favoritët për 20 vjeçarin, i cili përcillet edhe nga Juve, Milan, Man Utd e Barcelona.
Brescia kanë kërkuar 50 milionë euro për lojtarin italian, por Covid-19 me efektin e tij mund ta ulë çmimin deri në 40 milionë euro.
Tonali ka shënuar një gol dhe ka shtuar pesë asistime në 23 ndeshje të Serie A deri më tani. Mesfushori ka fituar edhe ftesën e kombëtares. /Lajmi.net/