Instituti Kombëtar i Shëndetit njofton edhe sot: Në Kosovë nuk ka Coronavirus
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme, më 25 shkurt 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për tre raste të dyshimta në Koronavirus COVID-19.
Lajme
“Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe Influenza A dhe B. Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusinSARS CoV-2 dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR të të tre pacientëve. Testet kanë rezultuar negative për të tri analizat, domethënë të tre pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 as me Influencë A dhe B”, thuhet në njoftim.
Ky institucion më pas ka njoftuar për aktivitetet në lidhje me monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19
- Në mbledhjen e mbajtur në Ministrinë e Shëndetësisë me institucionet relevante në nivel qeveritar, Ministri i Shëndetësisë sot vendosi të themelojë Komitetin Drejtues për menaxhimin e situatës emergjente me COVID-19, organ i paraparë me Planin e Gatishmërisë dhe Përgjigjes.
- Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatuar se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19 që konsistojnë në:
- Vazhdimin e zbatimit të parimeve themelore nacionale të reagimit në sistemin e mbikëqyrjes së rasteve.
- Depistimin dhe detektimin e rasteve të dyshimta, si dhe përcjelljen e dinamikës së sëmundjes; /Lajmi.net/