Instituti i Mjekësisë Ligjore me Kod të ri Etike
Ministri në detyrë i Drejtësisë ka njoftuar se sot ka nënshkruar Projekt Kodin e Etikës për të punësuarit në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Sipas tij, ky akt përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e integritetit, profesionalizmit dhe përgjegjësisë në ushtrimin e detyrave zyrtare brenda këtij institucioni, transmeton lajmi.net. Ai ka theksuar se Kodi i…
Lajme
Ministri në detyrë i Drejtësisë ka njoftuar se sot ka nënshkruar Projekt Kodin e Etikës për të punësuarit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Sipas tij, ky akt përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e integritetit, profesionalizmit dhe përgjegjësisë në ushtrimin e detyrave zyrtare brenda këtij institucioni, transmeton lajmi.net.
Ai ka theksuar se Kodi i Etikës është në përputhje të plotë me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe standardet evropiane, duke kontribuar drejtpërdrejt në ndërtimin e institucioneve të besueshme dhe transparente, në shërbim të drejtësisë.
Ministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka shtuar se miratimi i këtij kodi synon rritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e besimit të qytetarëve në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Postimi i plotë:
Sot kam nënshkruar Projekt Kodin e Etikës për të punësuarit në Institutin e Mjekësisë Ligjore, një akt i rëndësishëm që forcon integritetin, profesionalizmin dhe përgjegjësinë në ushtrimin e detyrave zyrtare.
Ky kod është në përputhje të plotë me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe standardet evropiane, duke kontribuar drejtpërdrejt në ndërtimin e institucioneve të besueshme, transparente dhe në shërbim të drejtësisë./lajmi.net/