Të Infektuar: 1047

Të Shëruar: 794

Të Vdekur: 30

Instituti holandez i shëndetit publik: Gjatë karantinës, gjejeni një partner seksual

15:33 | 16 Maj 2020

Instituti i Shëndetit Publik dhe Mjedisit në Holandë në udhëzimet zyrtare i ka këshilluar beqarët që gjatë kohës së karantinës të gjejnë një partner seksual.

Në bazë të këshillave të shkencëtarëve të këtij instituti, Holanda është bërë futur në atë që qeveria po e quan “izolim inteligjent” që nga 23 marsi, duke i lejuar deri në tre mysafirë në shtëpi, me kusht që të respektohet distanca sociale.

Megjithatë, sipas institutit publik, është e kuptueshme që beqarët të dëshirojnë edhe kontakt fizik, ndonëse paralajmëron se rreziku i një intimiteti të këtillë duhet të menaxhohet, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

“Diskutojeni si ta bëni këtë më së miri së bashku. Për shembull, takohuni me personin që do të keni kontakt fizik ose seksual, me kusht që të mos keni sëmundje. Merruni vesh me këtë person për atë se sa persona të tjerë i takoni ju. Sa më shumë persona që takoni, aq më e madhe mundësia e përhapjes së koronavirusit”, thuhet në udhëzimet zyrtare të institutit.

Insituti holandez ka dhënë këshilla edhe për ata që janë në lidhje me person të infektuar. “Mos bëni marrëdhënie intime me partnerin tuaj, nëse ata janë izoluar si të dyshuar për infektim me koronavirus”, thuhet në udhëzime.