Diell e pak re, ky është moti për nesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për ditën e diele.

Lajme

04/09/2021 19:46

Sipas IHK-së, do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit. /Lajmi.net/