Instagram me risi në versionin ‘mobile’ të faqes
Rrjeti social Instagram ka fuqizuar versionin ‘mobile’ të faqes, duke i futur funksionet kryesore të aplikacionit të tij.
Auto & Tek
Me këtë risi, përdoruesit tani mund të ngarkojnë foto dhe të lundrojnë në një seksion “explore” të lehtësuar tashmë, njofton faqja TechCrunch.
Në versionin ‘mobile’ të faqes mungojnë ende disa funksione si: shpërndarja e videove, filtrat, historia dhe mesazhet direkte.
Instagram me këtë risi synon që të rritet edhe më shumë, sidomos në ato zona ku lidhjet e internetit janë të ngadalshme dhe instalimi i aplikacionit është i komplikuar.