​Inspektori i AKI ftohet nga Specialja për të dëshmuar për kohën e fëmijërisë

Lajme

23/05/2022 13:46

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë në faqen e saj në internet ka lëshuar një komunikatë që ka të bëjë më ftesën që i ka dërguar Zyra e Prokurorit të Specializuar, Burim Ramadanit – inspektor i përgjithshëm në AKI.

AKI njofton opinionin publik se Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka dërguar fletëthirrje për dëshmitar për Inspektorin e Përgjithshëm të AKI, Burim Ramadani.

Në fletëthirrje precizohet se Ramadani urdhërohet të paraqitet si dëshmitar për t’u marrë në pyetja nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në datën e caktuar, dhe në fletëthirrje nga ai është kërkuar që “të ofrojë detaje në lidhje me lokacionin e tij fizik dhe gjeografik gjatë kohës se luftës, dhe të ofrojë dokumentacion përfshirë këtu edhe fotografi dhe të dhëna tjera nga periudha nga 1 janar 1998 deri 31 dhjetor 2000”.

Më tej, në komunikatë thuhet se, Ramadani është plotësisht i vetëdijshëm për obligimet ligjore në raste të këtilla, sikurse edhe që beson se ky është një gabim teknik dhe si i tillë do të qartësohet më tutje.