Inspektorati i Punës ndal punimet në një objekt ndërtimi në Kllokot, konstaton parregullsi në sigurinë e punëtorëve

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Kllokotit, pas konstatimit të parregullsive në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë. Sipas njoftimit të Inspektoratit, parregullsitë janë evidentuar gjatë inspektimeve të realizuara në terren. Si rrjedhojë, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve, deri në…

Lajme

04/11/2026 13:48

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Kllokotit, pas konstatimit të parregullsive në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, parregullsitë janë evidentuar gjatë inspektimeve të realizuara në terren.

Si rrjedhojë, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve, deri në eliminimin e mangësive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendet e punës. /Lajmi.net/