Inspektorati Farmaceutik inspektoi barnatoret në Mitrovicë të veriut, sekuestroi barna pa banderola – U gjetën edhe barna të dedikuara për Spitalin publik
Inspektorati Farmaceutik zhvilloi aktivitet inspektues në barnatore private në Komunën e Mitrovicës veriore. Gjatë inspektimit u hasën sasi e madhe e produkteve medicinale të paautorizuara për tregun vendas. Produktet e gjetura ishin të pajisura me banderolë të Serbisë, ose të Maqedonisë ose dhe pa banderolë. Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate lëshuar për…

Lajme
Inspektorati Farmaceutik zhvilloi aktivitet inspektues në barnatore private në Komunën e Mitrovicës veriore.
Gjatë inspektimit u hasën sasi e madhe e produkteve medicinale të paautorizuara për tregun vendas. Produktet e gjetura ishin të pajisura me banderolë të Serbisë, ose të Maqedonisë ose dhe pa banderolë.
Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate lëshuar për media, ka thënë se në njërën nga barnatoret e qytetit u hasën edhe produkte medicinale me banderolë të kuqe që janë të dedikuara për sektorin publik të shëndetësisë dhe janë falas për qytetarët apo janë të dhuruara si donacione për Spitalin e Mitrovicës Veriore. Sipas MSh-së, të njëjtat janë keqpërdorur duke u dërguar në barnatore private për t’u shitur.
“Të gjitha produktet medicinale të paautorizuara u konfiskuan nga ana e inspektoratit dhe ditëve në vazhdim do të vazhdohen me procedurat e rregullta. Bëjmë thirrje qytetarëve të sinjalizojnë në çdo kohë në inspektoratet tona për çdo parregullsi që venë re”, ka thënë MSh. /Lajmi.net/