Insigne shumë pranë kalimit te Toronto, bisedimet në fazën përfundimtare

Ylli i Napolit, Lorenzo Insigne në verë pritet të bëhet me skuadër të re.

Sport

03/01/2022 11:44

Italiani nuk ka arritur marrëveshje me Napolin për rinovimin e kontratës, derisa pritet të kalojë në MLS, me saktësisht te Toronto, transmeton lajmi.net.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, bordi i Torontos do takohet këtë javë me përfaqësuesit e Insignes për të mbyllur marrëveshjen.

Propozimi i bërë nga skuadra amerikane është 11 milionë euro për vit plus 4.5 milionë euro bonuse.

Bisedimet janë në fazën përfundimtare, mirëpo nëse arrihet marrëveshja, atëherë do bëhet zyrtare vetëm në verë, ku do transferohet si agjent i lirë./Lajmi.net/