Inkuadrohet në Serie A ish-skuadra e De Biasit

Skuadra italiane Carpi pothuajse ka siguruar hyrjen në Serie A disa javë para se të përfundojë sezoni në Itali, pasi është në vendin e parë të Serie B me plotë 74 pikë, 15 pikë më shumë se vendi i dytë në të cilën është Bologna, teksa kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ndeshje deri në fund të sezonit.

Sport

20/04/2015 10:22

Një skuadër simpatike pothuajse ka siguruar prezencën në Serie A për edicionin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Carpin, skuadër kjo me një stadium modest, prej 4 mijë ulësve.

Por, kjo nuk paraqiti problem që kjo skuadër të lë në hije skuadra të njohura italiane që garojnë në Serie B, duke siguruar pothuajse titullin e këtij rangu, gjashtë xhiro para fundit.

Trajner te Carpi për tre sezone ka qenë edhe përzgjedhësi i kombëtares, Gianni de Biasi, në vitet 1993-1996.

Pjesë e Carpit ishte edhe Ledian Memushaj.