Iniesta me grip, nuk stërvitet

Ylli i Barcelonës, Andres Iniesta mund të mungojë në ballafaqimin kundër Levantes të dielën. Ai nuk ka stërvitur sot për shkak të një virusi.

Sport

14/02/2015 11:58

Andres Iniesta nuk mori pjesë në stërvitjen e sotme të Barcelonës.

Mesfushori spanjoll vuan nga një virus, dhe kjo ka bërë që paraqitja e tij në duelin kundër Levantes të dielën të jetë në dyshim, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Barcelona është në periudhë të formës pozitive dhe i është afruar në një pikë liderit të La Ligës, Real Madrid.

Andaj, trajneri Luis Enrique do të shpresojë që Iniesta të jetë në dispozicion për ballafaqimin e radhës me Levanten sepse në garë për titull, qdo pikë është e rëndësishme.