Iniesta ka një rekord të cilin nuk e ka askush
Andres Iniesta pa asnjë pikë dyshimi është njëri nga lojtarët më të mirë që ka parë futbolli në dekadat e fundit, ndërsa këtë gjë e vërteton më së miri rekordi që e mban ai.

Sport
Andres Iniesta është shpallur si lojtari i ndeshjes në finalen që Barcelona e fitoi ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve.
Dhe, ai është bërë lojtari i parë në historinë e futbollit që arrin të shpallet lojtar i ndeshjes në Finalen e Kupës së Botës, Finalen e Kampionatit Europian dhe në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ky është një rekord mjaft i madh dhe që vështirë mund të thehet nga ndonjë lojtar për një kohë mjaft të gjatë.