Iniesta: Barcelona ka dështuar

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta thotë se komplet skuadra ka dështuar këtë edicion, dhe uron Atletico Madridin për titullin e kampionit në La Ligë.

Sport

17/05/2014 22:57

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka pranuar se skuadra e tij ka dështuar këtë sezon pasi Atletico Madrid e fitoi titullin e kampionit në Spanjë në Camp Nou.

Skuadra e trajnerit Diego Simeone ka siguruar barazimin 1:1 në ballafaqimin direkt të dielën, pasi goli nga mbrojtësi Diego Godin u përkujdes që titulli të shkojë në Vicente Calderon.

Barcelona udhëhoqi për 50 minuta falë golit të bukur nga Alexis Sanchez, por nuk arriti të kalojë sërish në avantazh pas golit të Godinit. Dhe, Iniesta beson se skuadra e pagoi çmimin për rastet e humbura.

“Ishte një përfundim i dhimbshëm. Ne e kishim në dorë deri në fund. Duhet ta urojmë Atleticon. Ata e meritojnë të jenë kampion”, deklaroi Iniesta.

“Ne kemi dështuar, si grup. Ne kishim raste deri në fund të takimit, sikurse ata. Atletico ka qenë më i mirë dhe është kampion. Nuk kemi çka të shtojmë”, u shpreh ai.